Reagimi dëshpërues i Koemanit pas golit të Suarezit mbrëmë, është dhimbje e pastër shpirtërore

Reagimi dëshpërues i Koemanit pas golit të Suarezit mbrëmë, është dhimbje e pastër shpirtërore

Luis Suarez e bëri Barcelonën të pendohet që e ka shitur, të shtunën mbrëma.

Jo vetëm që Suarez në mënyrë të pashpjegueshme u lejua të nënshkruante për rivalin më të madh të Barçës në La Liga, po edhe marrëveshja bizare me të cilën kompletoi transferimin, me Barcelonën që fitoi vetëm gjashtë milionë euro.

Kështu që vetëm imagjinoni si mund të jetë ndjerë Ronald Koeman pasi uruguaiani shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 të Atl Madridit kundër blaugranëve.

Dhe, kamerat e televizionit kapën reagimin e Koemanit në tribuna pasi Suarez shënoi, teksa shihet qartazi i dëshpëruar dhe në dhimbje të thellë.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: