Toni Domgjoni ka aplikuar për pasaportën e Kosovës – pamje nga ambasada në Holandë
Lojtari i Vitesse pritet të luajë me Kosovën në ndeshjet e tetorit.
Mesfushori kosovar, i lindur në Kroaci, Toni Domgjoni, është ftuar nga Bernard Challandes për grumbullimin e tetorit.
Kosova luan me Suedinë më 9 tetor dhe Gjeorgjinë më 12 tetor, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2022.
Para këtyre ndeshjeve, Domgjoni ka aplikuar për pasaportë të Kosovës, përmes ambasadës së Kosovës në Holandë, përcjell Periskopi.
Domgjoni aktualisht luan me skuadrën e Vitesse, kurse në nivel kombëtaresh përfaqësonte Zvicrën deri në grupmoshën U21.
Mbetet të shihet nëse dokumentacioni i lojtarit do të përfundohet në kohë për ndeshjet. /Periskopi/
Toni Domgjoni will be the newest arrival of ?? national team in ⚽️.
Embassy of ?? in ?? was honored to receive him for passport application.
Good luck Toni ?@FFK_KS @Dardanet_KS pic.twitter.com/RbEyiJMWNc— Kosovo in Nederland (@KSinNL) October 2, 2021