Locatelli heroi i mbrëmjes për Juventus – ‘Zonja e vjetër’ fiton derbin e qytetit kundër Torinos
Juventus ka shënuar fitore në derbin e qytetit të Torinos.
Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri ka shënuar fitore minimale në derbin lokal të Torinos, duke vendosur ndeshjen vetëm në 10 minutat e fundit, shkruan Periskopi.
Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Manuel Locatelli, në minutën e 86’ të takimit.
Mesfushori italian shënoi gol pas një pasimi të pranuar nga Federico Chiesa.
Me këtë fitore, Juventus shkon në kuotën e 11 pikëve për pozitën e tetë, kurse Torino mbetet me tetë pikë në pozitën 11. /Periskopi/