Man United me fat që nuk humbi, barazon me Evertonin

Man United me fat që nuk humbi, barazon me Evertonin

Manchester United dhe Evertoni i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier, pasi barazuan 1-1.

Djajtë e Kuq e filluan mjaftë mirë takimin, duke sulmuar qysh nga minuta e parë, mirëpo momenti kryesor për ta erdhi në fund të pjesës së parë.

Ishte minuta e 43-të, kur Bruno Fernandes asistoi te Anthony Martial, për të shënuar për 1-0, me kaq edhe mbaroi pjesa e parë.

Në 45 minutat e dytë, Evertoni startoi më mirë, duke arritur kështu që t’i barazonte shifrat në 1-1.

Ishte Andros Townsend (65′) që pranoi një asistim nga Abdoulaye Doucoure, për ta barazuar rezultatin.

Mysafirët tundën më pas rrjetën e Djajve të Kuq në minutën e 85-të me anë të Yerry Minas, por ajo u anulua për pozitë jashtë loje.

Shpërndaje në: