Gjiganti i basteve favorizon Ballkanin në duelin kundër Drenicës
Ballkani – Drenica është njëra prej ndeshjeve që zhvillohet sot dhe që hap javën e tetë në Superligë.
Kjo ndeshje pritet të jetë mjaft interesante, pasi vendos edhe për skuadrën lidere.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Lushtaku momentalisht është lidere me 14 pikë, një më shumë se Ballkani që është i dyti.
Mirëpo, skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi shihet si favoritë për të triumfuar sot.
Kompania e njohur e basteve ”bet365”, fitoren e suharekasve e ka vlerësuar me kuotën 1.83, teksa barazimi ka kuotën 3.75.
Ndërsa, kuota për të fituar skuadra nga Skenderaj është 3.25.
Ndryshe, ndeshja mes Ballkanit dhe Drenicës zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.