Tragjedi në familjen e presidentit që zbuloi Dybalan: Gjendet i vdekur i biri 23-vjeçar në dhomën e hotelit
Një fatkeqësi e tmerrshme ka rënë mbi Maurizio Zamparinin, ish-presidentin e Palermos, njeriun që zbuloi Dybalan në Serie A.
Të enjten në mëngjes, djali i tij Armando u gjet pa jetë në një dhomë hoteli në Londër, ku jetonte pas diplomimit.
Policia britanike po heton çështjen, por dinamika e vdekjes është ende e paqartë. Armando Zamparini ishte vetëm 23 vjeç dhe më i vogli nga 5 fëmijët e sipërmarrësit friulan.
Zamparini dhe gruaja e tij Laura janë nisur menjëherë për në kryeqytetin britanik, por ngjarja për momentin nuk ka qartësi.
Ngushëllime të menjëhershme kanë ardhur nga Palermo, ish-klubi i tij i dashur. “Presidenti Dario Mirri dhe e gjithë familja e Palermos FC shtrëngohen në dhimbjen e tmerrshme për vdekjen e parakohshme të Armandos, djalit të ish-presidentit Maurizio Zamparini – shkruan Palermo në një shënim – Kujtimi i ‘Armandinos’ është dhe do të mbetet i gjallë te bashkëpunëtorët e Palermos, që e njohën dhe e panë atë të rritet gjatë periudhës së presidencës së Zamparinit në viale del Fante.
Prindërve dhe anëtarëve të familjes së Armandos, ngushëllimet më të përzemërta”.