Florian Balogun fitoi një penallti kundër Brighton U23, me lëvizjen më nënçmuese të mundshme

Florian Balogun fitoi një penallti kundër Brighton U23, me lëvizjen më nënçmuese të mundshme

Skuadra U23 e Arsenalit kaloi në krye të tabelës përkohësisht në Premier League 2, Divisioni 1, të premten mbrëma.

‘Topçinjtë’ mposhtën vendin e tretë, Brightonin, 3-0 në ‘Emirates’, një fitore që nënkupton se ata aktualisht kanë dy pikë më shumë se Manchester City, para ndeshjeve të së shtunës.

Dy gola nga Folarin Balogun dhe një tjetër nga Anass Salah-Eddine, ia siguruan pikët e plota Arsenalit në një ndeshje ku skuadra nga veriu i Londrës dominoi, transmeton Periskopi.

Balogun tregoi se është shumë i mirë për këtë nivel futbolli, teksa veç golave ai dhuroi edhe disa momente spektakolare, apo nënçmuese të themi për kundërshtarin.

Sulmuesi ishte njeriu i cili fitoi penallti për golin e tretë të Arsenalit dhe mënyra si e bëri këtë ishte duke performuar aftësinë më nënçmuese të imagjinueshme.

Duhet të ndjeni keqardhje për mbrojtësin këtu… /Periskopi.com/

Shpërndaje në: