Fansat ishin të shokuar nga pamjet e gjendjes së Deontay Wilderit pas rundit të gjashtë në humbjen kundër Tyson Furyt
Jemi vetëm një javë larg nga meçi i shumë pritur triologjik mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit.
Dy boksierët e kategorisë së rëndë do të takohen për herë të tretë më 9 tetor në ‘T-Mobile Arena’ të Las Vegasit, transmeton Periskopi.
Fury është favoriti i padiskutueshëm për ta mbrojtur titullin dhe kjo nuk është aspak befasi. Ai ishte qartazi boksier më i mirë se Wilder nga fillimi deri në fund, duke fituar falë nokautit teknik në rundin e shtatë.
Wilder pastaj u mundua të arsyetohej me disa justifikime pas disfatës – duke i vënë fajin peshës së kostumit që veshi gjatë futjes në ring – por një klip i amerikanit pas rundit të gjashtë tregon gjendjen e tmerrshme të tij.
I gjakosur dhe i çarë, Wilder mezi arriti ta ngritë kokën derisa po i merrte instruksionet nga trajneri. /Periskopi.com/
Anyone (including Jay Deas) who thinks the towel was thrown in too early, just watch this.
This is Wilder inbetween rounds 6 and 7.
Good job Mark Breland for the towel.#WilderFury2 pic.twitter.com/eYZaOEMiae
— CR Boxing (@CRBoxing) February 23, 2020