Këto dy ndeshje luhen sot në kuadër të xhiros së tetë në Superligë

Këto dy ndeshje luhen sot në kuadër të xhiros së tetë në Superligë

Duele interesante luhen sot në elitën e futbollit kosovar.

Dy përballje tejet interesante luhet sot nga ora 15:00 në Superligën e Kosovës.

Lideri Drenica i shkon Ballkanit në një ndeshje mes dy skuadrave që prijnë në renditjen tabelare.

Pas shtatë xhirove të para, Drenica ka 14 pikë në pozitën e parë, ndërsa Ballkani është e dyta me 13 sosh.

Të dyja skuadrat kërkojnë rezultat pozitiv nga ky duel, andaj pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar.

Takim interesant pritet edhe mes Malishevës e Gjilanit që luhet sot nga ora 15:00.

Momentalisht Gjilani renditet e treta me 12 pikë, kurse Malisheva e katërta me 11 pikë.

Pra katër skuadrat e para në renditje do të ballafaqohet sot mes vete në dy super ndeshje.

Shpërndaje në: