Milan po shqyrtojnë shfrytëzimin e transferimit të përhershëm të Brahim Diaz për 19 milionë euro

Milan po shqyrtojnë shfrytëzimin e transferimit të përhershëm të Brahim Diaz për 19 milionë euro

Brahim Diaz ka bindur trajnerin dhe bordin e Milan me paraqitjet e tij.

Mesfushori spanjoll, i cili aktualisht është në formë huazimi te skuadra e Milan, me shumë gjasë do të vazhdojë për më gjatë, përcjell Periskopi.

Raportime nga Italia bëjnë të ditur se Milan po e shqyrton seriozisht opsionin për të transferuar lojtarin për 19 milionë euro.

Kjo është shuma që ‘Rossoneri’ duhet të paguajnë nëse duan ta transferojnë lojtarin në formë të përhershme.

Diaz ka qenë një nga pikat kyçe të skuadrës gjatë ndeshjeve të para të sezonit, duke kontribuuar me gola e asistime. Mbetet të shihet nëse do të finalizohet operacioni për  të. /Periskopi/

Shpërndaje në: