Tuchel i konfirmon problemet: Vetëm dy lojtarë kuptohen mirë me Lukakun

Tuchel i konfirmon problemet: Vetëm dy lojtarë kuptohen mirë me Lukakun

Romelu Lukaku duket se po has në telashe për t’u përshtatur më së miri te skuadra e Chelsea.

Ylli belg transferohej me bujë të madhe në Premier League, ku edhe e nisi aventurën me gol, por shihet se kimia e tij me lojtarët mungon.

Këtë e ka pranuar edhe Thomas Tuchel, i cili ka veçuar vetëm dy lojtarë të cilët lidhen mirë dhe kuptohen me sulmuesin gjigant.

“Mendoj se futbolli tani ka të bëjë vetëm me lidhjet, dhe besoj se Romelu ka lidhje të fortë me Mateo Kovacic dhe Mason Mount”, ka thënë Tuchel, transmeton Periskopi.

“Ata kërkojnë njëri-tjetrin dhe mirëkuptohen. Tjetër ndoshta ngecin pak kështu që duhet adaptuar më mirë”, ka shtuar gjermani.

Lukaku vinte nga Inter gjatë kësaj vere, për një shumë që shkonte deri në 97.5 milionë funte. /Periskopi/

Shpërndaje në: