Nuk është shaka – Superkompjuteri favorizon Barcelonën për triumf në Europa League

Nuk është shaka – Superkompjuteri favorizon Barcelonën për triumf në Europa League

Starti i sezonit të ri nga Barcelona përshkruhet më së miri me parashikimin e fundit të një superkompjuteri.

Barcelona ka pësuar dy humbje radhazi në Champions League duke mbetur pa asnjë pikë dhe në pozitën e fundit në grup.

Sipas matjeve të një superkompjuteri,’Givemesport’ bën të ditur se Barcelona tashmë është skuadër favoritë për të fituar Europa League, transmeton Periskopi.

Kjo nuk është shaka! Barca ka 9% gjasa ta fitojë trofeun, kurse Napoli 8%. Skuadra e Real Sociedad është e treta nga favoritët, me 6%, aq sa ka edhe Leverkusen, kurse Betis e West Ham kanë 5% gjasa.

Barcelona ka gjasa të mëdha që ta shkarkojë trajnerin e saj gjatë javës tjetër.  /Periskopi/

Shpërndaje në: