Kosova publikon listën për ndeshjet e tetorit – ftohet mesfushori i Zvicrës
Kombëtarja e Kosovës vazhdon ciklin kualifikues për Kupën e Botës 2022, gjatë muajit tetor.
Dardanët do të kenë dy ndeshje në tri ditë – orar ky mjaft i ngjeshur, por që pavarësisht kësaj synohet maksimumi, shkruan Periskopi.
Më 9 tetor Kosova luan kundër Suedisë, kurse më 12 tetor Dardanët presin në ‘Fadil Vokrri’ kombëtaren e Gjeorgjisë.
Tani, Federata e Futbollit e Kosovës ka zbuluar edhe listën me lojtarët e ftuar nga Bernard Challandes për këto ndeshje.
Më poshtë Periskopi ua përcjell listën e plotë. /Periskopi/