Gjermania publikon listën, Flick nuk e fton Mërgim Berishën

Gjermania publikon listën, Flick nuk e fton Mërgim Berishën

Gjermania ka publikuar sot listën me të ftuarit për ndeshjet e muajit tetor.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar nga mediet gjermane dhe ato turke se Hansi Flick po e vëzhgonte Mërgim Berishën.

Edhe vet seleksionuesi i kombëtares gjermane e pranoi një gjë të tillë, por megjithatë ai nuk ka vendosur ta ftojë atë.

Në listë janë emra si Thomas Muller, Serge Gnabry e sulmues të tjerë, por jo sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Mërgim Berisha.

Gjermania do të përballet me Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë në këto dy ndeshje. Më poshtë mund ta shihni listën. /Periskopi/

Shpërndaje në: