Suarez këshillon Xavin: Nuk është koha e duhur për ta drejtuar Barcelonën

Suarez këshillon Xavin: Nuk është koha e duhur për ta drejtuar Barcelonën

Luis Suarez ka dhënë disa këshilla për Xavi Hernandez.

Në kohën kur Barcelona është vënë në kërkim të një zëvendësuesi për Ronald Koeman, Xavi është në mesin e emrave që përmendet si alternativë.

Megjithatë, një nga lojtarët më të mirë që ka luajtur vitet e fundit me Barcelonën, Luis Suarez, nuk beson se është koha e duhur që Xavi të vendoset në krye të stolit, përcjell Periskopi. Ai ka edhe disa arsye që e shtyjnë të mendojë kështu.

“Xavi si trajner i Barcelonës? Nuk mendoj se tani është koha e duhur që ai ta trajnojë skuadrën. Ai duhet të pres momentin e duhur. Është i mençur dhe e di se në çfarë pozite të vështirë është klubi”, ka thënë Suarez.

“Xavi ka shokë në klub dhe ai do ta marrë vendimin me ta – por është e vështirë gjithsesi”, shtoi uruguaiani.

Luis Suarez do të përballet me ish-skuadrën e tij gjatë kësaj jave. Ai ka thënë se nuk feston nëse i shënon gol Barcës.

“Shpresoj të shënoj të shtunën, por unë nuk do të festoj, kam respekt të madh për Barcelonën”, shtoi Suarez. /Periskopi/

Shpërndaje në: