Fury i jep këshilla komike Wilderit për ta mposhtur – është aq i fortë saqë ndihmon kundërshtarin

Fury i jep këshilla komike Wilderit për ta mposhtur – është aq i fortë saqë ndihmon kundërshtarin

Tyson Fury ka prodhuar disa situata komike së fundmi në një lidhje direkte, duke folur për duelin e tij të tretë me Deontay Wilder.

Britaniku dhe amerikani kompletojnë trilogjinë e tyre më 9 tetor. Dy duelet e paraprake kishin përfunduar një me fitore të Fury e një tjetër me barazim.

Duke folur për TR Boxing, Fury ka dhënë disa këshilla të thjeshta dhe komike për Wilder, se si të fitojë ndaj tij.

“Mendoj se ai (Wilder) duhet të provojë të lëshojë më shumë goditje në fytyrën time. Kjo do t’i rris shanset e tij për të fituar”, ka thënë Fury, transmeton Periskopi.

“Zakonisht është ide e emirë të provosh për ta goditur kundërshtarin në fytyrë, sa më shumë të jetë e mundur”, shtoi ‘Gypsy King’.

Fury ka qenë superiorë edhe në ndeshjen e përfunduar me barazim, duke lëshuar 135 goditje drejt Wilder, derisa ky i fundit lëshonte vetëm 54. /Periskopi/

Shpërndaje në: