Vazhdojnë telashet për francezët – tjetër përleshje e tifozëve në tribuna: Ndërprerja e Marseille – Galatasaray
Ndeshja mes Marseille dhe Galatasaray ishte ndërprerë mbrëmë për tetë minuta, për shkak të dhunës në tribuna.
Tifozëritë e Marseille e Galatasaray kanë ushtruar dhunë ndaj njëra-tjetrës, duke hedhur madje edhe mjete piroteknika në drejtim të njëra-tjetrës.
Ishin këto ngjarje ato që morën vëmendjen e barazimit pa gola në ‘Stade Velodrome’, duke vulosur kështu sezonin kaotik të skuadrës franceze, e cila edhe më parë është përfshirë në këso skandale këtë edicion, përcjell Periskopi.
Më herët gjatë këtij viti, ndeshja e Marseille ndaj Nice ishte anuluar pasi tifozët u futën në fushë për t’u përleshur me lojtarë.
Po ashtu, në Francë pati incident edhe në ndeshjen e Lens dhe Lille. Këto skena për francezët vazhduan edhe mbrëmë.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet e përleshjes mes tifozëve. /Periskopi/
Never a dull moment when Marseille are involved.
Their #UEL clash with Galatasaray was halted in the first half after flares were thrown in the stands.pic.twitter.com/nmChBf67kX
— Sacha Pisani (@Sachk0) September 30, 2021
Marseille vs. Galatasaray was briefly stopped because both set of fans were throwing flares at each other ? pic.twitter.com/khPnGRx8wD
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) September 30, 2021