Trajneri belg mohon të ketë negociuar me Barcelonën: Nuk ka absolutisht asgjë

Trajneri belg mohon të ketë negociuar me Barcelonën: Nuk ka absolutisht asgjë

Barcelona është vënë në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar holandezin Ronald Koeman.

Koeman ka futur skuadrën në një krizë rezultatesh dhe tani çdo gjë duket se po shkon drejt fundit për teknikun holandez.

Në listën e emrave që përmenden si alternativa figuron edhe emri i trajnerit belg, Roberto Martinez, përcjell Periskopi. Por, ky i fundit ka mohuar çdo spekulim, duke thënë se s’ka kontakte mes tij dhe skuadrës katalen.

“Nuk ka absolutisht asgjë – dhe nuk kam pasur kontakte me Barcelonën”, ka thënë Martinez për ‘HLN’.

“Dua të përmbush kontratën time, por shumë gjëra mund të ngritën rrugës”, ka shtuar ai.

Andrea Pirlo vazhdon të jetë një nga emrat që përmendet për stolin katalan. Tifozët dhe gazetarë të afërt me skuadrën e Barcelonës nuk po i japin aspak përkrahje italianit. /Periskopi/

Shpërndaje në: