Roma tregon dhëmbët në Conference League, këto janë rezultatet e plota

Roma tregon dhëmbët në Conference League, këto janë rezultatet e plota

Janë mbyllur tetë sfidat e para në UEFA Europa Conference League.

Roma, që është favoriti numër një në këtë garë, bashkë me Tottenhamin, fitoi 3-0 në udhëtim te Zorya Luhanski.

Stephan El Shaarawy, Abraham dhe Smalling shënuan në fitoren e pastër të Romës.

Nga minuta e parë luajti mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.

Pas kësaj fitore, Roma ka shkuar në kuotën e gjashtë pikëve, Bodo/Glimt katër pikë, CSKA Sofia 1 dhe Zorya Luhanski zero.

Nga ora 21:00 do të zhvillohen edhe 8 sfida të tjera.

Shpërndaje në: