“Më shkatërruan gjithçka”: Shakira sulmohet nga disa derra të egër

“Më shkatërruan gjithçka”: Shakira sulmohet nga disa derra të egër

Superyllka e pop-muzikës me emrin Shakira dhe mbiemër të panjohur ka qenë viktimë e një sulmi nga një çift derrash të egër derisa po ecte në një park të Barcelonës me djalin e saj tetë vjeçar.

Këngëtarja kolumbiane tha se kafshët ishin sulmuar, para se t’ia merrnin çantën dhe të iknin me të në pyje.

Ajo e ndau rrëfimin bizar në një varg postimesh Instagrami të mërkurën, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Shakira është gruaja e futbollistit të Barcelonës Gerard Pique.

“Ata ma morën çantën time në pyje dhe telefonin e kisha brenda. Më shkatërruan gjithçka.”

“Milan thuaj të vërtetën. Kallëzoju se si nëna jote luftoi me derrat e egër.”

Në Barcelonë shumë shpesh po sulmohen qytetarët nga këto kafshë të rrezikshme. Kjo është koha e fundit të bëhet diçka! /Periskopi

Shpërndaje në: