Teatri Kombëtar i Kosovës, publikon raportet financiare të shpenzimeve vjetore
Mbështetur në politikat e deklaruara të Qeverisë së Kosovës si dhe Iniciativën e Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar z. Ruairi O’Connell për ta parandaluar me veprime reale korrupsionin dhe vjedhjen e parasë publike në Republikën e Kosovës,Teatri Kombëtar i Kosovës ka ndërmarr iniciativën për të bërë publike raportet e detajuara financiare të shpenzimeve vjetore / mënyrën e shpenzimeve, projektet, individët e angazhuar me emra e mbiemra, pozicionet, sektorët dhe segmentet e veçanta, përcjell KultPlus. Kësisoj me këtë rast Teatri Kombëtar i Kosovës, fton publikisht Agjencionin Kundër Korrupcion që të kërkoj nga të gjitha institucionet buxhetore të Republikës së Kosovës që edhe ato të bëjnë publike në ueb-faqet e veta dhe ne media raportet e detajuara financiare për çdo vit kalendarik. Menaxhmenti i këtij teatri beson se kjo praktikë do të shërbej si hap i parë serioz në luftën reale kundër korrupsionit.
Më poshtë gjeni raportin e Teatrit Kombëtar të Kosovës:
Me konsolidimin e udhëheqjes së re të TKK-së në fund të muajit janar, janë identifikuar prioritetet dhe janë ndërmarr hapa për të kapërcyer periudhën e ngecjeve në punët përmbajtsore të këtij institucioni. Gjatë muajit janar është punuar intensivisht në hartimin dhe aprovimin e repertorit për Skenën e madhe, si dhe për Skenën e vogël të vogël. Në bashkëpunim me Këshillin Drejtues, janë evidentuar avaritë dhe pamundësitë në funksionimin e TKK-së. Është marr vendim dhe ka filluar puna në hartimin e Legjislacionit sekondar /Rregulloreve bazike/ mbi të cilat do të funksionoj Teatri Kombëtar i Kosovës.
1.Repertori i vitit 2016
Udhëheqësi artistik, në bashkëpunim të ngushtë me drejtorin e përgjithshëm dhe me miratimin unanim të Këshillit Drejtues, ka përzgjedhur repertorin e TKK-së për vitin 2016, të kompozuar nga pesë tekste dramash të verifikuara duke krijuar për herë të parë një proporcion 1:4 në favor të dramës kombëtare. Tekstet dramatike të aprovuar për realizim janë: 1). Grafitet i Mehmet Krajës 2). Eshërat që vijnë vonë i Teki Dërvishit 3). Përtej kufijve të pushtetit i Albri Brahushës 4). Pasardhësi i Ismail Kadaresë, dramatizimi i Goran Stefanovskit 5). Tregtari i Venedikut i Ëilliam Shakespear
Poashtu janë miratuar katër projekte për Skenën e vogël të vogë sipas kësaj radhitjeje: 1. Pranë Detit nga Slaëomir Mrozhek – Regjia: Bashkim Ramadani 2. Hamletmachine nga Heiner Muller – Regjia: Hana Qena 3. Gazetarja e kulturës vetëvritet nga Idlir Azizi – Regjia: Alban Beqiraj 4. Shtëpia pa dritare nga Saimir Gongo – Regjia: Besim Ugzmajli
- Punët në sezonin pranveror 2016
Në realizimin e projekteve në Skenën e madhe janë angazhuar regjisor me renome si Mattheë Lenton, Slobodan Unkovski, Fadil Hysaj, Martin Kochovsky etj. Sipas kalendarit të përcaktuar paraprakisht, janë realizuar tri shfaqjet e para të skenës së madhe në sezonin pranveror / ‘GRAFITET’ me tekst të Mehmet Krajës e në regji të Fadil Hysajt, ‘Eshtërat që vijnë vonë’ me Tekst të Teki Dërvishit e në regji të Martin Kochovskyt dhe ‘Përtej kufijve të pushtetit’ me tekst të Albri Brahushës e në regji të Esat Brajshorit . Po ashtu është punuar paralel në Skenën e vogël duke u realizuar dy projektet e parashikuara ‘Hamlet-machine’ me tekst të Henry Muller e në regjinë e Hana Qenës dhe Pranë Detit nga Slaëomir Mrozhek – Regjia: Bashkim Ramadanit. Gjatë kësaj periudhe është punuar me shumë profesionalizëm dhe përkushtim, duke shfrytëzuar çdo orë e çdo cep të hapësirës skenike të TKK-së për punë intensive në projekte.
- Punët në lëmin e legjislacionit sekondar
Menaxhmenti i TKK-së dhe Këshilli Drejtues, qysh në muajt e parë të vitit kalendarik 2016, ka përfunduar hartimin e tri rregulloreve bazike: a). Rregulloren për funksionimin e Këshillit Drejtues, b). Rregulloren për pagesat e artistëve të angazhuar dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm, si dhe c). Rregulloren për stimulimin dhe përgjegjësitë e ansamblit rezident dhe stafit teknik. Rregulloret janë aprovuar nga Këshilli Drejtues dhe pasi që i janë dorëzuar Zyrës Ligjore të MKRS për dizajnimin përfundimtar të drafteve, rregulloret janë nënshkruar dhe aprovuar nga Ministri i MKRS-së. Mbështetur në këto akte nënligjore bazike, kanë filluar të funksionojnë segmentet e veçanta në pjesën qenësore të produkcionit të TKK-së. Me këto rregullore bazike, përcaktohen përgjegjësitë, tarifat e stimulimit dhe pagesave të punëve kreative, obligimet dhe raportet në mes Trupës Rezidente dhe artistëve të angazhuar në projektet e TKK-së. Janë përkufizuar përgjegjësitë profesionale dhe janë përkufizuar të drejtat e ligjshme për punët shtesë dhe për specifikat e krijimtarisë teatrore.
- Rikthimi i publikut
Qysh nga fillimi i vitit kalendarik, janë ndjekur politikat e ri-kthimit të teatrit të repertorit duke krijuar logjikën e shfaqjeve të përnatshëm në TKK. Mbështetur në këto synime, është dyfishuar numri i shfaqjeve. Tashmë kemi arritur të trefishojmë numrin e shikuesve duke krijuar një rekord shikueshmërie në vitet e pasluftës. Derisa TKK në viti 2014 kishte realizuar 91 shfaqje me 3.400 shikues, TKK në vitin 2016 ka realizuar 162 shfaqje dhe ka pasur rreth 16.000 shikues /rreth 2.000 prej tyre shikues të festivaleve ndërkombëtare.
- Nevojat për plotësimet kadrovike
Meqenëse disa aktorë të Ansamblit Rezident kanë shkuar në pension gjatë periudhës së sezonit pranveror, Këshilli Drejtues dhe udhëheqësit kanë marrë vendim që të ripërtërijnë ansamblin me së paku 10 aktorë të rinj. Pasi që Kërkesa është proceduar në MKRS për miratim, organet përgjegjëse të MKRS-së, kanë marr vendim për pranimin e katër aktorëve të rinj si pjesë e Ansamblit Rezident. Udhëheqësi Artistik, në kuadër të obligimeve ligjore, në bashkëpunim me Këshillin Drejtues, kanë përzgjedhur Komisionin Përzgjedhës dhe konform dispozitave ligjore kanë organizuar këtë proces. Po ashtu, menaxhmenti i TKK-së ka kërkuar nga MKRS që të shqyrtoj mundësinë për të plotësuar vendet vakante në stafin teknik / drejtorit teknik, mjeshtërit të zërit, të paktën tre dekoraterve, një bravari, një zdrukthëtari, etj/. Fatkeqësisht, MKRS, karshi politikave të punësimit, nuk ka aprovuar kërkesën e TKK-së për plotësimin e vendeve vakante, që realisht janë pjesë e domosdoshme e funksionimit real të TKK-së.
- Renovimet
Pas skanimit të detajuar të objektit në tërësi si dhe segmenteve specifike në veçanti, udhëheqësit e TKK-së dhe Këshilli Drejtues i TKK-së, në bashkëpunim me MKRS, kanë evidentuar në formë të detajuar prioritetet e renovimeve në TKK. Një listë me segmente të specifikuara nga ana e menaxhmentit e aprovuar nga Këshilli Drejtues, i është dorëzuar MKRS-së për procedim të mëtejmë. Për shkak të rishikimit buxhetor, procesi ka ngelur i pa realizuar.
- Projektet e realizuara dhe buxheti i shpenzuar gjatë sezonit pranveror
Në gjashtëmujorin e parë të vitit kalendarik 2016 /ose në sezonin pranveror/, Teatri Kombëtar i Kosovës ka punuar në realizimin e tri projekteve në Skenën e Madhe dhe dy projekteve në Skenën e Vogël. Sipas planifikimit paraprak, janë shpenzuar (133.522,52 + 16.000,00) 149.522,52 Euro. Në shumën e përgjithshme të projekteve janë llogaritur edhe pagesat e kohës shtesë /oëer-time/ të aktorëve dhe stafit teknik, mbështetur në Rregulloren NR. 05/2016 PËR STIMULIMIN DHE PERGJEGJESITE NE PUNE TË ARTISTËVE REZIDENT DHE TE STAFIT TEKNIK NË TEATRIN KOMBËTAR TË KOSOVËS.
Projektet e Skenës së madhe të realizuar gjatë kësaj periudhe janë: 1. Grafitet: 43.740,00 Euro – Kostoja përfundimtare: 42.184,34 Euro Kanë mbetur: 1.555,56 Euro 2. Eshtrat që vijnë vonë.: 49.950,00 Euro – Kostoja përfundimtare: 48.882,73 Euro Kanë mbetur: 1.067,27 Euro 3. Përtej kufijve të pushtetit:44.300,00 Euro – Kostoja përfundimtare: 42.455,45 Euro Kanë mbetur: 1844,55 Euro Kurse, për projektet e
Skenës së vogël të vogël, janë shpenzuar: 1. Hamletmachine: 8.000,00 Euro – Kostoja përfundimtare: 8.000,00 Euro 2. Në Det: 8.000,00 Euro – Kostoja përfundimtare: 8.000,00 Euro Shpenzime të tjera për shfaqjen ‘Budallenjtë’, si dhe shpenzimet /dietat dhe shpenzimet e udhëtimit/ për shfaqjet e realizuar në Festivalin e Kumanovës e Pejës me shfaqjet ‘Burri mes dy grash’ dhe ‘Përgjuesi’ dhe shpenzimet për Ditën botërore të teatrit, janë: 3.233,79 Euro. Totali i shpenzuar në gjashtëmujorin e parë të Vitit 2016, kap shumën prej: 152.756,31 Euro.
- Punët në muajt e verës
Gjatë periudhë së pushimeve verore të trupës rezidente, menaxhmenti i TKK-së ka punuar në proceset parapërgatitore për fillimin e punëve të sezonit vjeshtor. a). Në fillim të muajve veror, menaxhmenti ka organizuar dhe mbajtur audicionin për shfaqjen ‘Tregtari i Venedikut’ me regjisorin Mattheë Lenton. Pas audicionit, është përzgjedhur ekipi _rtistic e kreativ i projektit në tërësi. Është angazhuar dramaturgu Besim Rexha që të realizoj adaptimin dhe përshtatjen e tekstit dramatik. Me fillimin e muajt shtator, zoti Lenton ka filluar punët në projektin ‘Tregtari i Venedikut’. Është punuar në realizimin e skenës dhe kostumeve. Sipas planifikimeve paraprake, premiera e parë e sezonit vjeshtor ka ndodhur më 18. 10. 2016. Pra, premiera e shfaqjes ‘Tregtari i Venedikut’. b). Poashtu, gjatë muajve të verës, janë realizuar disa takime me dramaturgun Goran Stefanovski dhe me regjisorin Slobodan Unkovski. Është punuar në versionin përfundimtar të tekstit dramatik ‘Pasardhësi’. c). Janë realizuar disa takime pune me regjisorin Alban Beqirajn dhe janë përmbyllur punët e fazës së paraprodukcionit në projektin ‘Gazetarja e _rtistic vetvritet’ të autorit Edlir Azizaj, _rtisti ky që ka filluar të realizohet në skenën e vogël gjatë muajit tetor.
Ç). Drejtori i përgjithshëm z. Agim Sopi dhe Udhëheqësi _rtistic z. Agon Myftari, kanë udhëtuar në një takim pune në Sofie ku janë takuar me tre regjosor të njohur /Anatoly Morfov, Dino Mustafiq dhe Andrej Urban/ për të negociuar që këta emra të angazhohen në projktetet e TKK-së për vitin 2017. Tashmë kemi arritur marrëveshje në parim me regjisorin A. Urban dhe me regjisorin D. Mustafiq për të punuar në projektet tona.
e). Mbështetur në Konkursin e TKK-së për pranimin /saktësisht zëvendësimin e aktorëve të pensionuar/, Teatri Kombëtar /Këshilli Drejtues/ dhe Komisioni vlerësues kanë realizuar audicionin /intervistimin/ e kandidatëve për katër aktorë të rinj të trupës rezidente. Procesi është përmbyllur dhe aktorët janë përzgjedhur sipas procedurave ligjore.
- Punët në sezonin vjeshtor 2016
Në fillim të sezonit vjeshtor /saktësisht qysh nga data 4 shtator/ është filluar me provat intensive në projektin ‘Tregëtari i Venedikut’. Punët kanë rrjedhur sipas planit dhe premiera e shfaqjes ka ndodhur më date 18 tetor 2016. ‘Tregtari i Venedikut’ me regji të regjisorit mysafir Mattheë Lenton, është konsideruar si njëra ndër shfaqjet më spektakulare dhe një ndër inskenimet më të suksesëshme të veprave të Ë.Shakespear të realizuara në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe, poashtu është realizuar Ttribuna tematike në 400 vjetorin e vdekjes së Ëilliam Shakespear, Me kumtesa janë paraqitur personalitete të njohura nga bota e letërsisë dhe dramës: prof.dr. Osman Gashi, prof.dr. Muhamet Hamiti, prof.dr. Besim Rexha. Tribuna ka mbledhur një numër të madh artistësh, të cilët kanë bashkëtrajtuar segmente të ndryshme teorike e praktike nga veprimtaria e Ë. Shakespear. Në fillim të muajit nëntor, është realizuar një audicion i brendshem me ekipin resident dhe me aktorët e pensionuar sipas kerkesës së regjisorit S. Unkovski. Janë bërë të gjitha përgaditje që shfaqja ‘Pasardhësi’ të filloj të realizohet gjat periudhës nëntor – dhjetor të vitit 2016 Në skenën e vogël, është krijuar ekipi dhe kanë filluar provat e shfaqjes ‘Gazetarja e kulturës vetvritet’ me tekst të Idlir Azizajt dhe me regji të Alban Beqirit. Më 12.12.2016 ka ndodhur premiera e shfaqjes ‘Gazetaja e kultures vetvritet’. Në skenën e vogël, paralelisht kanë filluar provat në projektin ‘Shtëpia pa dritare’ me regji të Besim Ugzmajlit. Premiera e kësaj shfaqje, si e fundit në këtë sezon, pritet të ndodhë gjatë muajit janar të vitit 2017. Pas një pune shumë të madhe në projektin ‘Pasardhësi’ sipas romanit të Ismail Kadaresë, me dramatizim të Goran Stefanovskit dhe me regji të Slobodan Unkovskit, premiera e shfaqjes ka ndodhur më datë 28 dhjetor të vitit 2016.
- Promovimi i shfaqjeve dhe festivalet
Një nga segmentet defektuoze në praktikat e mëhershme të TKK-së, padyshim ka qenë anashkalimi i promovimit të projekteve të suksesshme të TKK-së dhe shfaqja e tyre jashtë vendit. Hapja e teatrit karshi rrjedhave artistike të rajonit dhe Evropës, ofrimi i vlerave tona në kompeticionet ndërkombëtare si dhe sjellja e vlerave ndërkombëtare në Kosovë, është një ndër segmente e rëndësishme të politikave tona teatrore. Mbështetur në këto intenca, ne tashmë kemi realizuar disa pjesëmarrje serioze të shfaqjeve tona në vende të rëndësishme të rajonit dhe Evropës. Shfaqja ‘Eshtërta që vijnë vonë’ me tekst të Teki Dërvishit e me regji të Martin Kochovskit, në muajin tetor ka qenë pjesë e festivalit të njohu ndërkombëtar MOT 2016 në Shkup. Në edicioni n e 34 të këtij festivali, shfaqja kosovare është pritur me ovacione dhe ka vjel kritika të jashtëzakonshme nga bota profesioniste e teatrit. Teatri Kombëtar i Kosovës, me shfaqjen ‘Përtej kufirit të pushtetit’ me regji të Esat Brajshorit, ka qenë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Komedisë në Kumanovë. Poashtu, TKK ka qenë pjesë e Festivalin Ndërkombëtar të Dramës Origjinale në Tetovë me shfaqjen ‘Grafitet’ sipas tekstit të Mehmet Krajës e me regji të Fadil Hysajt. Shfaqja është pritur me ovacione nga publiku, kurse aktori i rolit kryesor, z. Çun Lajçi është shpërblyer si aktori më i mirë i këtij festivali. Në fund të muajit tetor, shfaqja ‘Eshtërta që vijnë vonë’ me tekst të Teki Dërvishit e me regji të Martin Kochovskit, ka qenë pjesë e Festival in Boulevard të Bukureshtit. Ky festival organizohet nga NETA /Neë European Theater Action/ rrjeti më i fuqishëm teatror në Evropë që në gjiun e vet tubon rreth 70 teatro evropiane. Në Festivalin e Bukureshtit, shfaqja e TKK-së ka qenë në konkurrencë me 30 shfaqje të tjera nga rajoni e Evropa. ‘Eshtrat që vijnë vonë’ është shpërblyer me ‘Grand Prix’ /Çmimin e Madh/ të festivalit si shfaqja më e mirë, duke shënuar kështu çmimin më të madh që ka fituar teatri shqiptar ndonjëherë.
Poashtu, kemi arritur të sjellim në Prishtinë disa shfaqje të rëndësishme nga Izraeli, Franca, si dhe shfaqjen Made in Albania nga Teatri ‘Kujtim Spahivogli’ – Tiranë. Kemi realizuar edhe një shfaqje të teatrit alternativ ‘Multimedia’ si mysafire. Në kuadër të ‘Kalendarit Kulturor’ të nënshkruar nga dy Ministrat e Kulturës, Kosovës dhe Shqipërisë, gjatë muajit nëntor, kemi pritur mysafir Teatrin Kombëtar të Tiranës me shfaqjen ‘Familja Tot’. Për shkak të vonesave të fillim-vitit si dhe për shkak të problemeve shëndetësore të aktorit kryesor z. Enver Petrovci /i cili është zëvendësuar në projekt/, premiera e shfaqjes ‘Pasardhësi’ është shtyre për datën 28 dhjetor. Së këndejmi, është shtyre edhe udhëtimi i trupës së TKK-së në Tiranë me shfaqjen e kthimit /Pasardhësi/ për muajin shkurt të vitit 2017.
- Punët në aktet nënligjore
Me iniciativën e menaxhmentit të TKK-së, Këshilli Drejtues ka hartuar dhe miratuar një Rregullore të brendshme mbështetur në Ligjin për Teatrin. Me këtë rregullore precizohen format dhe mënyrat e përdorimit të hapësirave të TKK-së /Skenës së madhe, Skenës së vogël, Foajesë, etc/. Me këtë rregullore parashihen edhe format e përdorimit të hapësirave teatrore si ndihmesë për trupat e pavarura, format e bashkëprodhimit të projekteve, format e shfrytëzimit të hapësirave vetëm për shfaqje mysafire, format e përdorimeve komerciale, etj. Këshilli Drejtues, po ashtu ka marr iniciativën dhe ka filluar punën në hartimin e Rregullores për funksionimin e Skenë së Vogël të Vogël. Kjo rregullore do të jetë e përfunduar gjatë muajit janar dhe do të procedohet në MKRS për miratim.
- Projektet e realizuara dhe buxheti i shpenzuar gjatë sezonit vjeshtor
Në gjashtëmujorin e dytë të vitit kalendarik 2016 /ose në sezonin vjeshtor/, Teatri Kombëtar i Kosovës ka punuar në realizimin e dy projekteve në Skenën e Madhe dhe dy projekteve në Skenën e Vogël. Sipas planifikimit paraprak, janë shpenzuar (128.135,45 + 16.000,00) 144.135,45 Euro. Në shumën e përgjithshme të projekteve janë llogaritur edhe pagesat e kohës shtesë /oëer-time/ të aktorëve dhe stafit teknik, mbështetur në Rregulloren NR. 05/2016. Projektet e Skenës së madhe të realizuara gjatë kësaj periudhe janë: 1. Tregtari i Venedikut: 58.920,00 Euro – Kostoja përfundimtare: 60.433,03 Euro Është tejkaluar: 1.513,03 Euro 4. Pasardhësi: 77.250,00 Euro – Kostoja përfundimtare: 67.702,42 Euro Kanë mbetur: 9.547,58 Euro Kurse, për projektet e Skenës së vogël të vogël, janë shpenzuar: 3. Gazetarja e kulturës vetëvritet: 8.000,00 Euro – Kostoja përfundimtare: 8.000,00 Euro 4. Shtëpia pa dritare: 8.000,00 Euro – Kostoja përfundimtare: 8.000,00 Euro Shpenzime të tjera për udhëtimin e shfaqjeve në festivale: /Përtej kufijve të pushtetit /në festivalin e Kumanovës/. Grafitet /në Festivalin e Tetovës/. Eshtrat që vijnë vonë /në MOT – Maqedoni dhe Fest in Bulevard- Rumani/. Shpenzimet për shfaqjen Familja Tot te TK, Tiranë, shpenzimet e shfaqjes Pasardhës /në Tiranë sipas ‘Kalendarit Kulturor/, dhe shpenzimet e Tribunës për Shakespear-in, janë: 21.082,80 Euro Shpenzimet /kompensimet ligjore/ të Këshillit Drejtues gjithë vitin kalendarik 2016, janë: 14.600,00 Euro Totali i shpenzuar në gjashtëmujorin e dytë të Vitit 2016, kap shumën prej: 179.818,25 Euro. Totali i shpenzuar i projekteve në vitin 2016: 332.574,56 Euro 6.
- Nevojat për plotësimet kadrovike /ngecjet/
Meqenëse me kërkesë të menaxhmentit dhe me vendimin e Këshillit Drejtues tashmë janë plotësuar vendet vakante të aktorëve të pensionuar me aktor të rijë, është kërkuar nga ana e MKRS që të shqyrtoj mundësinë për të plotësuar edhe vendet vakante në stafin teknik / drejtor teknik, mjeshtër zëri, dekorater, bravar, zdrukthëtar, etj/. Fatkeqësisht, nuk kemi hasur në mirëkuptim që nevojat tona emergjente të këtij sektori të plotësohen. Mbesim me shpresë që kërkesa jonë të shqyrtohet me prioritet në një të ardhme të afërt.
- Renovimet/ngecjet/
Pas skanimit të detajuar të objektit në tërësi si dhe segmenteve specifike në veçanti, udhëheqësit e TKK-së dhe Këshilli Drejtues i TKK-së, në bashkëpunim me MKRS, Sekretarin, Drejtorin e Departamentit dhe shefin e Zyrës së Prokurimit, kanë specifikuar në formë të detajuar prioritetet e renovimeve në TKK. Një listë me segmente të specifikuara, e ripunuar rishtas me detaje shtesë i është dorëzuar MKRS-së dhe Zyrës së Prokurimit të cilët, nuk kanë filluar procedurat për realizimin e projektit të renovimeve. Meqenëse /sipas informacioneve që kemi marr nga UD-Drejtori i Departamentit të Kulturës/ shumica e mjeteve të destinuara për renovimin e TKK-së, janë ri-destinuar në segmente tjera, menaxhmenti i TKK-së, ka ri-hartuar një projekt të vetëm për rinovimin e tërësishëm të parkut të dritave, projekt ky që nuk kapërcen vlerën prej 60.000 eurosh. Ky projekt, shpresojmë se do të realizohet gjatë muajve në vijim.
Prishtinë, 12.01.2017 Drejtori përgjithshëm Aprovuar nga Këshilli Drejtues i TKK-së Agim Sopi dhe Arian Krasniqi , kryetar.