Koeman do të shkarkohet brenda pak orëve?

Koeman do të shkarkohet brenda pak orëve?

Duket se për Ronald Koeman ka ardhur fundi i aventurës te Barcelona.

Barcelona po kalon në një prej krizave më të mëdha viteve të fundit, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në fushat e blerta.

Skuadra katalane ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në Champions League, duke u mposhtur 3:0 nga Benfica.

Kjo humbje ka bërë që kritikat për Koeman të shtohen në maksimum. E përditshmja spanjolle ‘Sport’ shkruan se holandezi mund të shkarkohet brenda pak orëve të ardhshme, transmeton Periskopi.

Xavi Hernandez e Roberto Martinez janë dy emrat kryesorë që përmendet si alternativa. /Periskopi/

Shpërndaje në: