Frenkie de Jong i del në mbrojtje Koeman: Nuk duhet të shkarkohet

Frenkie de Jong i del në mbrojtje Koeman: Nuk duhet të shkarkohet

Shumë zëra kërkojnë shkarkimin e Ronald Koeman pas rezultateve të dobëta të Barcelonës, por jo edhe Frenkie de Jong.

Në dy ndeshjet e parë të Champions League këtë edicion, Barcelona ka pësuar dy humbje, të dyja me rezultatin 3:0.

Shtuar edhe rezultatet e dobëta në La Liga, kritikat për Ronald Koeman bëhen më të mëdha. Por, mesfushori holandez i skuadrës, Frenkie de Jong, beson se nuk është faji i trajnerit.

“Nuk mund të flas për Koeman, nuk më takon mua. Nuk mendoj se ndryshimi i trajnerit ndryshon diçka”, ka thënë De Jong, transmeton Periskopi.

“Ne po punojmë shumë në stërvitje, po japim më të mirën në fushë, por sonte s’ishte nata jonë”, shtoi ai.

Koeman mund të shkarkohet brenda kësaj jave, nëse merren për bazë raportimet e medieve spanjolle. /Periskopi/

Shpërndaje në: