Tjetër skandal: Kryetari i Federatës Braziliane të Futbollit suspendohet pas akuzave për ngacmime seksuale

Tjetër skandal: Kryetari i Federatës Braziliane të Futbollit suspendohet pas akuzave për ngacmime seksuale

Bulizëm dhe ngacmime seksuale – këto janë dy vepra për të cilat po akuzohet kryetari i Federatës Braziliane të Futbollit.

Rogerio Caboclo është suspenduar për 21 muaj pas akuzave që po rëndojnë së fundmi mbi të, teksa tashmë kanë filluar edhe procedura gjyqësore, përcjell Periskopi.

Bordi i Federatës ka votuar dje me 27-0 në vota (vendim unanim) për të larguar Caboclon nga posti i tij.

48 vjeçari ishte suspenduar së pari në vitin 2019 nga Komiteti Etik i Konfederatës, pasi një ish sekretare e tij formalisht kishte ngritur akuza ndaj tij. Tani, Caboclo është duke u hetuar nga prokuroria e Rio De Janeiro.

Sapo akuza e ish sekretares së tij u bë publike, edhe dy gra të tjera insistuan se ishin përballur me ngacmime seksuale nga kryetari i Federatës Braziliane të Futbollit. /Periskopi/

Shpërndaje në: