Cristiano Ronaldo flet pas golit të fitores ndaj Villarreal

Cristiano Ronaldo flet pas golit të fitores ndaj Villarreal

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka vjedhur mbrëmë spektaklin duke shënuar një gol në minutën e 95’ të ndeshjes Manchester United – Villarreal.

Ronaldo bëri heroi duke i siguruar skuadrës së Manchester United fitoren e parë këtë sezon në Champions League.

Ky gol e ka bërë shumë të lumtur portugezin. Ky i fundit, pas ndeshjes dha disa komente, duke mbajtur theksin e veçantë tek suksesi në grup.

“Çdo gjë është e hapur dhe ne besojmë se mund të avancojmë përpara”, ka thënë pesë herë fituesi i Topit të Artë, përcjell Periskopi.

“Kjo është arsyeja pse u ktheva këtu, sepse më mungonte ky klub. Kam bërë historinë këtu dhe dua ta bëj përsëri”, shtoi portugezi.

“Duhet të falënderoj tifozët jo vetëm që më kanë shtyrë mua, por gjithë skuadrën deri më tani këtë sezon”, ishin fjalët e Cristiano Ronaldo.

Manchester United në xhiron e ardhshme të fazës së grupeve në Champions League do të përballet me liderët e grupit, Atalantan. /Periskopi/

Shpërndaje në: