Telles ka shënuar golin më të bukur në Champions League këtë sezon – shikojeni për t’iu ecur dita mbarë

Telles ka shënuar golin më të bukur në Champions League këtë sezon – shikojeni për t’iu ecur dita mbarë

Manchester United ka prodhuar mbrëmë një prej ndeshjeve më dramatike të xhiros së dytë në fazën e grupeve të Champions Leauge.

Ishte Cristiano Ronaldo ai që shënoi një gol në minutën e 95’ për të vjedhur spektaklin dhe për t’i dhënë tri pikë United.

Por, paraprakisht, Alex Telles shënonte për ‘Djajtë e Kuq’ kundër Villarreal, përcjell Periskopi.

Goli i mbrojtësit të majtë vinte në minutën e 58’ të takimit, pas një goditje perfekte me vollej, duke lënë portierin pa mundësi intervenimi.

Goli i anëtarit të United lirshëm mund të konsiderohet si më i miri i mbrëmjes. Më poshtë mund ta shihni golin për të cilin bëhet fjalë. /Periskopi/

Shpërndaje në: