Ylli i Benficas dhuroi një prej bllokadave më madhështore, për t’i mohuar golin e sigurtë Barcelonës

Ylli i Benficas dhuroi një prej bllokadave më madhështore, për t’i mohuar golin e sigurtë Barcelonës

Mjerimi i Barcelonës u thellua sonte kundër Benficas në Champions League.

Portugezët triumfuan 3-0, duke deklasuar blaugranët, të cilët e drejtë të themi se kanë prekur fundin e fundit, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, në një moment gjatë ndeshjes, Barca u duk se sigurtë do të shënonte përmes Frenkie De Jong.

Me personal dy kundër një me portierin e Benficas, u duk më e vështirë të humbej se të shënohej.

Mirëpo, kjo derisa Lucas Verissimo intervenoi me një prej bllokadave më madhështore që do të shihni.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: