Benfica e zhytë edhe më thellë në mjerim Barcelonën, Bayerni tmerron Dinamon

Benfica e zhytë edhe më thellë në mjerim Barcelonën, Bayerni tmerron Dinamon

Barcelona është poshtëruar brutalisht nga Benfica, duke u mposhtur 3-0, ndërsa Bayern Munichu demoloi Dinamo Kievin 5-0 në grupet e Champions Leagues.

Nuk është diçka e re, tashmë dihet – Barcelona është në krizë.

Kthimi te fitorja në La Liga nuk e ka ndryshuar fytyrën e Barcelonës, që është rikthyer të gabojë në Ligën e Kampionëve.

Barça, ashtu si në ndeshjen e parë 3-0 ndaj Bayernit, është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë në Champions, kësaj radhe tre gola ua ka shënuar Benfica, një skuadër jo e nivelit të Bayernit, që tregon më së miri krizën që po kalon klubi në përgjithësi.

Silva dhe dy gola Nunez shënuan për fitoren e pastër të vendasve, që kanë shkuar në kuotën e 4 pikëve, Bayerni i pari me gjashtë pikë – derisa Barcelona e fundit me zero pikë.

 

Shpërndaje në: