U poshtërua keq nga skuadra e panjohur moldave, këto janë fjalët e Ancelottit pas paraqitjes së tmerrshme
Real Madridi u poshtërua keq në terren të vetë nga skuadra moldave, Sheriff Tiraspol, duke u mposhtur 2-1 në kuadër të xhiros së dytë në Champions League.
Skuadra moldave cuditërisht tash kryeson në Grupin D me gjashtë pikë nga dy ndeshje, tri më shumë se Real Madridi në të dytin, shkruan Periskopi.
Dhe, pas ndeshjes trajneri madrilen, Carlo Ancelotti ka thënë se nuk është i shqetësuar por vetëm i trishtë për këtë humbje.
”Nuk jemi të shqetësuar, jemi të trishtuar për këtë humbje.
”Nuk gabova me zëvendësimet. Ndërrova dy mesfushorët (Hazard dhe Casemiro) për të pasur këmbë të freskëta.” /Periskopi.com/