Lëndimi i Xhakës – rëndohet situata e lojtarit, takime shtesë me specialistë të gjurit
Granit Xhaka ka pësuar një lëndim tejet të rëndë në derbin ndaj Tottenham Hotspur.
Derbi i Londrës veriore ka qenë i tëri në favor të Arsenal, me ‘Gunners’ që fituan me rezultatin 3:1, por e vetmja e keqe për ta ishte lëndimi i Granit Xhakës.
Xhaka pësoi një lëndim që e obligoi atë të largohej nga fusha më herët sesa Arteta planifikonte, përcjell Periskopi.
Sipas raportimeve të fundit nga mediet britanike, Xhaka po konsultohet tani me specialistë të gjurit, për të pasur më të qartë situatën.
Arsenal shpresojnë të japin një raport më të detajuar brenda 24 orëve. Lëndimi i Xhakës duket i rëndë.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë konstatimet e specialistëve të gjurit. /Periskopi/