Fury e poshtëron keq Joshuan, ky është mesazhi nga ‘Gypsy King’ pasi Usyk u shpall kampion

Fury e poshtëron keq Joshuan, ky është mesazhi nga ‘Gypsy King’ pasi Usyk u shpall kampion

Tyson Fury i ka bërë thirrje Anthony Joshuas që të hap rrugë për duelin me Oleksandr Usyk.

‘Gypsy King’ ka vetëm një qëllim – unifikimin e titujve – dhe kjo është vënë re edhe në komentet e fundit nga promotori i britanikut.

Anthony Joshua ka një klauzolë që i lejon të kërkojë revanshin me Usyk, por skuadra e Fury i ka bërë thirrje të mos e bëjë një gjë të tillë. Fury dëshiron që Joshua të hap rrugë për duelin e tij me ukrainasin, bën të ditur Bob Arum.

“Mendoj se Joshua do duhej më mirë të bënte disa duele tjera, para revanshit me Usyk. Joshua duhet të bëjë një marrëveshje, që nëse Fury e rrah Wilderin, ai të hap rrugë për duelin Fury-Usyk”, ka thënë promotori i Fury, transmeton Periskopi.

Tyson Fury do të përballet me Deontay Wilder më 9 tetor, për të mbrojtur titullin e WBC, të cilin e mori pikërisht nga amerikani Wilder. /Periskopi/

Shpërndaje në: