Presidenti i Federatës Kosovare të Xhudos: Nga tani xhudistet do të stërviten në kushte më të mira

Presidenti i Federatës Kosovare të Xhudos: Nga tani xhudistet do të stërviten në kushte më të mira

Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, ka thënë disa fjalë në inaugurimin e Qendrës Nacionale të Xhudos.

Qyteti i Pejës do të ketë tani Qendrën Nacionale të Xhudos. Për këtë është shprehur i lumtur presidenti Kuka, i cili ka thënë se nga sot trajnerët e xhudistet do të trajtohen më me dinjitet.

“Janë trajnerët dhe sportistët e xhudos ata që përfaqësuan vendin tonë me dinjitet, duke na sjellë edhe dy medalje të arta nga Lojërat Olimpike të Tokios. Prandaj, trajnerët dhe sportistët e xhudos nga tani do të stërviten në kushte shumë më dinjitoze”, ka thënë Kuka, transmeton Periskopi.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuuan për këtë Qendër Nacionale të Xhudos, duke filluar nga Qeveria, Federata Ndërkombëtare, Federata jonë dhe për komunën e Pejës që në afat rekord përfundoi rrugën që sjell te kjo qendër”, shtoi ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: