Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos: Jeni shtet i vogël, por popull i madh, u dëshmua në LO

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos: Jeni shtet i vogël, por popull i madh, u dëshmua në LO

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer ka marrë pjesë në inaugurimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

Kosova do të ketë Qendër Nacionale të Xhudos, si shenjë mirënjohje për të gjitha sukseset që korri ky sport në vitet e fundit.

Në këtë ceremoni, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos ka përgëzuar Kosovën si një shtet të vogël, por me potencial të madh.

“Nuk jeni shtet i madh, por një popull madhështor, dhe heronjtë tuaj provuan këtë në Rio, në Tokio, në Lojëra Olimpike dhe turne tjerë ndërkombëtarë të xhudos”, ka thënë ai, transmeton Periskopi. /Periskopi/

Shpërndaje në: