Tetë ndeshje në Champions League – futbolli evropian sonte kulmon me sfidën PSG – Man City
Futbolli evropian vjen sonte me tetë duele tejet interesante në kuadër të Champions League.
Kompeticioni më prestigjioz sportiv në kontinentin e vjetër do të manifestohet sonte me tetë ndeshje, në katër grupe të ndryshme, në xhiron e dytë të garave.
Milan – Atletico Madrid është një nga ndeshjet që do të ketë vëmendje të madhe, por ajo nuk do të jetë sfida kryesore, shkruan Periskopi.
Në kuadër të grupit A do të luhet edhe ndeshja mes Paris Saint Germain dhe Manchester City, me fillim nga ora 21:00. Kjo konsiderohet si ndeshja më e madhe e xhiros së dytë.
Liverpool po ashtu pritet të ketë ndeshje të vështirë, kur në kuadër të grupit B luan me Porton.
Real Madrid luan në shtëpinë e vet, përballë skuadrës modeste, Sheriff. Më poshtë Periskopi ua përcjell të gjitha tetë ndeshjet që do të luhen sonte.
PSG – Man City
Leipzig – Brugge
Milan – Atletico
Porto – Liverpool
Ajax – Besiktas
Dortmund – Sporting
Shakhtar – Inter
Real Madrid – Sheriff /Periskopi/