Zbulohen pagat e pilotëve të Formula 1: Hamilton fiton tri herë më shumë sesa shoku i tij i skuadrës
A keni menduar ndonjëherë se sa para fitojnë pilotët e Formula 1?
Formula 1 është një prej sporteve tejet interesante, por që në krahasim me futbollin, basketbollin e boksin, ka popullaritet më pak.
Megjithatë, pilotët e Formula 1 nuk qëndrojnë keq me pagat. Aq më pak kampioni në fuqi dhe një nga më të mirët e të gjitha kohërave, Lewis Hamilton, përcjell Periskopi.
Numri 44 i Mercedes fiton 22 milionë funte për sezon, që ndryshe përkthehet tri herë më shumë sesa anëtari tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas.
Fernando Alonso është piloti i tretë më i paguar, përkundër moshës së lartë që ka, kurse aty qëndron edhe piloti holandez, Max Verstappen.
Më poshtë Periskopi ua përcjell pagat e të gjithë pilotëve të Formula 1.
1. Lewis Hamilton (Mercedes) – £22m
2. Max Verstappen (Red Bull) – £18m
3. Fernando Alonso (Alpine) – £15m
=4. Sebastian Vettel (Aston Martin) – £11m
=4. Daniel Ricciardo (McLaren) – £11m
6. Charles Leclerc (Ferrari) – £9m
=7. Valtteri Bottas (Mercedes) – £7m
=7. Carlos Sainz (Ferrari) – £7m
=7. Lance Stroll (Aston Martin) – £7m
=7. Kimi Raikkonen (Alfa Romeo) – £7m
11. Sergio Perez (Red Bull) – £6m
=12. Lando Norris (McLaren) – £4m
=12. Esteban Ocon (Alpine) – £4m
=12. Pierre Gasly (Alpha Tauri) – £4m
=15. Antonio Giovinazzi (Alfa Romeo) – £730,800
=15. Mick Schumacher (Haas) – £730,800
=15. Nikita Mazepin (Haas) – £730,800
=15. Nicholas Latifi (Williams) – £730,800
=15. George Russell (Williams) – £730,800
20. Yuki Tsunoda (AlphaTauri) – £364,900 /Periskopi/