Turpërohet keq Michael Owen – ikona angleze kapet duke gënjyer për portierin e Leeds
Michael Owen është bërë edhe një herë shënjestër për shumë tallje në rrjetet sociale.
Ikona angleze e futbollit shquhet për gabimet të shumta në prononcimet e tij. Komentet e tij për futbollin shpesh përfundojnë si rreshta për të qeshur.
Edhe së fundmi i ka ndodhur një gjë e tillë ish sulmuesit të kombëtares së Anglisë, përcjell Periskopi.
Michael Owen po komentonte portierin e Leeds United, Illan Meslier. “Më kujtohet kur e shihja atë (Meslier) në akademinë e Leeds, kur ai ishte 16 vjeç”, ka thënë Owen.
Deri këtu, duket se asgjë nuk shkon keq me deklaratën e tij. Por, Meisler për herë të parë ka nënshkruar me Leeds kur ishte 19 vjeç.
Ai vinte nga Lorien në formë huazimi te skuadra angleze. Sa keq për Owen. /Periskopi/