Arsenal befason për të mirë – dominon Tottenhamin në derbin e qytetit dhe merr tri pikët
Arsenal ka marrë një fitore të madhe në përballjen me Tottenham Hotspur.
Skuadra e Mikel Arteta ka shënuar një fitore me rezultatin 3:1, ndaj një Tottenhami që sonte nuk ishte fare në element, shkruan Periskopi.
‘Gunners’ kaluan në epërsi në minutën e 12′ me anë të Emil Smith Rowe, i cili shënoi pas një asistimi të pranuar prej Saka.
Goli i dytë erdhi nga Pierre Emerick Aubameyang, në minutën e 27′. Kësaj radhe, Emil Smith Rowe kaloi në rolin e asistuesit.
Për të vërtetuar mbrëmjen perfekte për skuadrën e Arsenal, në skenë doli Bukayo Saka, kësaj radhe si golashënues, për rezultatin 3:0.
Tottenham arriti të shënonte vetëm një herë në këtë takim, me anë të jug-koreanit Heung Min Son, në minutën e 78′.
Spurs patën edhe një mundësi të mirë me Lucas, por shtylla ndihmoi Aaron Ramsdale.
Arsenal ka tani nëntë pikë pas gjashtë ndeshjeve, aq sa ka edhe Tottenham. /Periskopi/