Publikohen foto nga tribuna në vitin 2018, kur Oleksandr Usyk po e shikonte si i çmendur Joshuan
Oleksandr Usyk shokoi Anthony Joshuan për t’ia vjedhur titujt të shtunën mbrëm,a por ‘i çmenduri’ i ka pasur sytë në rripat e britanikut tash e tri vite.
Ukrainasi, 34-vjeçar, shokoi audiencën në stadiumin e Tottenhamit me një fitore me vendim unanim, transmeton Periskopi.
Derisa shumë fansa ishin të befasuar, të tjerët kujtuan se fitorja ishte proces që zgjati tri vite.
Më 2018, Usyk u pa anash ringut gjatë fitores së Joshuas kundër Alexander Povetkin.
Dhe një foto e vjetër e ukrainasit duke shikuar AJ gjatë meçit tre vite më parë, është rishfaqur sërish nëpër rrjetet sociale dhe ka shkuar viral. /Periskopi.com/