Kamerat kanë kapur Kylian Mbappen duke u ankuar për Neymarin, pas golit të Draxlerit kundër Montpellier

Kamerat kanë kapur Kylian Mbappen duke u ankuar për Neymarin, pas golit të Draxlerit kundër Montpellier

PSG regjistroi fitoren e tetë nga tetë ndeshje në Ligue 1 këtë sezon, derisa mposhti Montpellierin në ‘Parc des Princes’.

Idrissa Gueye hapi llogarinë e golave pas 14 minutave me një ‘raketë’ nga distanca, transmeton Periskopi.

Skuadra e Mauricio Pochettinos do ta siguronte fitoren në minutën e 89-të.

Neymar shërbeu Julian Draxlerin në zonë dhe ky nuk gaboi dhe qëlloi cakun.

Ishte virtualisht prekja e parë e Draxlerit në lojë, pasi zëvendësoi Angel Di Marian një minutë më herët.

Njejtë si Di Maria, Kylian Mbappe sapo ishte zëvendësuar para golit të dytë, derisa liroi rrugë për Mauro Icardin.

Kamerat u fokusuan tek ai pasi Draxler qëlloi rrjetën.

Dhe pamjet e siguruara nga ‘Canal+’ u duk se treguan atë duke u ankuar për Neymarin.

Sipas ‘RMC Sport’, Mbappe i tha Gueyes: ”Ai [Neymar] nuk më jep mua një pasim të tillë.”

Duket se ka telashe në parajsë. Nga ajo që shihet, ka tensione mes Neymarit dhe Mbappe. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: