Joshua: Nuk mund të shihja asgjë, hera e parë në karrierë që më ndodhi diçka e tillë
Anthony Joshua nuk mund të shihte me syrin e djathtë më nga rundi i nëntë, gjatë luftës me Oleksandr Usyk në ring.
Londinezi u shokua në stadiumin e Tottenhamit nga rivali ukrainas, i cili tregoi një paraqitje brilante për të fituar me vendim unanim, transmeton Periskopi.
Joshua dështoi të shfrytëzonte fizikun e tij si avantazh kundër Usyk, i cili lansoi grusht pas grushti deri në rundin e fundit dhe fitoi me plot meritë.
Rundi i dhjetë ishte ngazëllyes, në veçanti. AJ kishte problem me syrin e djathtë, i cili dukej krejtësisht i mbyllur dhe i ënjtur.
Dhe AJ pranoi se nuk mund të shihte më nga rundi i nëntë.
View this post on Instagram
”Nga rundi i nëntë, nuk mund të shihja më. Vërtet nuk mund të shihja asgjë.
”Syri ishte mbyllur, por ishte eksperiencë e mirë pasi ti duhet të mësosh ta kontrollosh veten dhe t’u bësh ballë gjërave.
”Kështu që kur nuk mund të shihja më asgjë…
”Është hera e parë që më ndodhë në një meç, kështu që poi mendoja ‘në rregull, është hera e parë që syri më është mbyllur në një luftë, nuk mund të shoh asgjë. Po shikoja me njërin sy.” /Periskopi.com/