Florian Marku kampion bote – vjen reagimi i tij në ‘Facebook’

Florian Marku kampion bote – vjen reagimi i tij në ‘Facebook’

Boksieri shqiptar Florian Marku fitoi titullin IBF në boks duke mposhtur rivalin ukrainas Maksim Prodan me pikë në 10 raunde të plota.

Kjo është një arritje mjaft e madhe për boksierin shqiptar që futet në emrat më të mëdha të boksit botëror dhe një e ardhme e ndritur e pret përpara.

Një reagim mbi triumfin ke bërë dhe vetë boksieri i cili u ka premtuar tifozëve të tij se ky është vetëm fillimi.

“FALEMINDERIT ZOTIT PER CDO GJE. KY ESHT FILLIMI FALEMINDERIT NGA ZEMRA PER TE GJITH PERKRAHJEN E JUAJ ????VEC ZOTI E DIN SA SHUM KAM PUNUAR PER NJE DIT SI KJO KY ESHT VEC FILLIMI”, shkruan Florian Marku në profilin e tij në ‘Facebook’, përcjell Periskopi.

Marku tani është kampion në IBF International. /Periskopi/

Shpërndaje në: