Florian Marku zbret në ring – gati për meçin me Prodan
Të gjithë sytë e adhuruesve të boksin janë kthyer sonte kah Londra, ku në stadiumin e Tottenham do të ketë disa meçe interesante.
Florian Marku me Maxim Prodan është në mesin e meçeve që gëzon vëmendje te shqiptarët, pasi Marku do të ketë mundësi ta fitojë titullin e kampionit.
Meçi i Markut do të zhvillohet para meçit kryesor Anthony Joshua – Oleksandr Usyk, përcjell Periskopi.
Marku tashmë ka zbritur në ring dhe është gati të bëjë ëndrrën realitet. /Periskopi/
Këtu mund ta ndiqni duelin e Florian Markut për titullin e kampionit