Ndalet Atletico, mposhtet nga Deportivo Alaves

Ndalet Atletico, mposhtet nga Deportivo Alaves

Edhe Atletico Madrid është njoftuar me humbje, duke u mposhtur nga Deportivo Alaves.

Skuadra e Diego Simeone ka lëshuar tri pikë duke u mposhtur 1:0 nga Deportivo Alaves, në kuadër të La Liga, shkruan Periskopi.

Atletico e nisi në mënyrë të tmerrshme takimin, duke pranuar gol qysh në minutën e 4’.

Languardia ishte ai që i siguroi epërsinë skuadrës së Deportivo Alaves. Në fund ky gol doli të kishte vlerën e tri pikëve për skuadrën e tij.

Kjo është fitorja e parë për Alaves këtë edicion që tani kanë tre pikë në tabelë, kurse Atl Madrid mbetet në kuotën e 14 pikëve./Periskopi/

Shpërndaje në: