Aston Villa bën befasinë, mposht Unitedin në ‘Old Trafford’

Aston Villa bën befasinë, mposht Unitedin në ‘Old Trafford’

Befasia e javës duket se vjen nga skuadra e Aston Villa, e cila ka mposhtur Manchester Unitedin në ‘Old Trafford’.

Fitorja e Aston Villa ishte minimale, me rezultatin 0:1, me një gol që erdhi tek në fundin e ndeshjes, shkruan Periskopi.

Hause ishte realizatori i golit të vetëm, në minutën e 88’ të takimit. Ky gol pati vlerën e tri pikëve për Aston Villa, kurse shënon gabimin e radhës të Man Utd.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer tani mbetet me 13 pikë të grumbulluara këtë sezon.

Aston Villa në anën tjetër shkon në 10 pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: