Shkarkimi i Koeman çështje kohe, Barca nis negociatat me trajnerin spanjoll
Ronald Koeman i ka ditët e numëruar te Barcelona.
Rezultatet negative në tri ndeshjet e fundit kanë bërë që pozita e Ronald Koeman në stolin e Barcelonës të lëkundet seriozisht.
Trajneri holandez nuk arriti fitore as ndaj kundërshtarëve si Granada e Cadiz, dhe tani po flitet gjithnjë e më shumë për shkarkimin e tij.
Mediet në Spanjë raportojnë se Barcelona tashmë ka nisur kontaktet me një trajner, përcjell Periskopi.
Bëhet fjalë për trajnerin spanjoll, Roberto Martinez, i cili dikur ka udhëhequr edhe kombëtaren e Belgjikës.
Martinez ishte shqyrtuar nga Barcelona edhe para emërimit të Koeman. Xavi mbetet në listë po ashtu, por përvoja e tij po ndryshon kalkulimet.
Mbetet të shihet nëse do të ketë diçka konkrete mes Barcelonës dhe Roberto Martinez. /Periskopi/