A e njihni ritmin tuaj infradian?
Shumica prej nesh kanë dëgjuar për ritmin cirkadian, ciklin natyror biologjik 24-orësh që rregullon modelet e gjumit. Ritmet infradiane janë më pak të njohura. Në terma të thjeshtë, ritmet infradiane janë cikle natyrore që ndodhin në trupin e njeriut dhe zgjasin më shumë se 24 orë.
“Infra” do të thotë përtej, kështu që infradian përkthehet në “përtej një dite”. Në thelb, një ritëm infradian është një cikël trupor që tejkalon ritmin cirkadian, ose ciklin ditor. Ritmi infradian më i diskutuar është cikli menstrual, megjithatë çrregullimi afektiv sezonal mund të klasifikohet si i tillë.
Përdorimi i konceptit të ritmeve infradiane mund t’ju ndihmojë të kuptoni dhe të punoni me rrjedhën mujore të cikleve trupore, përfshirë ciklin menstrual (nëse keni një të tillë).
Cikli menstrual ka katër faza kryesore, të cilat krijohen nga nivele të ndryshme të hormoneve:
Faza menstruale: Ditët 1-5 (shembull)
Faza folikulare: Ditët 6-14 (fillon në ditën e parë të menstruacioneve dhe përfundon me ovulimin)
Faza e ovulimit: Ditët 12-16 (zakonisht ndodh në mes të ciklit, rreth dy javë ose më shumë para fillimit të menstruacioneve)
Faza luteale: Ditët 17–28 (ndodh pas ovulacionit dhe para fillimit të menstruacioneve)
Sigurisht, këto faza mund të ndryshojnë nga personi në person. Duke njohur ritmin unik infradian, mund të filloni të kuptoni se si ndryshoni si fizikisht ashtu edhe mendërisht gjatë secilës prej këtyre katër fazave.
Sa më shumë kujdes dhe vëmendje t’i kushtoni ritmit tuaj infradian, aq më shumë ndikime pozitive do të vini re në të gjitha aspektet e jetës së përditshme.
Efekti më i dukshëm i ritmit tuaj infradian janë periodat dhe simptomat e sindromës premenstruale (PMS), mirëpo ka edhe shumë luhatje të parashikueshme, si:
– nivelet e energjisë
– metabolizmi
– sistemi i imunitetit
– gjendja shpirtërore
– përqendrimi
Duke ndjekur ritmin tuaj mujor infradian, mund të filloni të rregulloni dhe të punoni në harmoni me sisteme të shumta në trup. Disa shembuj:
1. Psikologjia dhe shëndeti mendor: Ndryshimi i hormoneve gjatë ciklit menstrual mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në gjendjen shpirtërore dhe shëndetin mendor. Kushtojini kohë vetes gjatë kësaj periudhe. Shmangni aktivitetet stresuese, planifikoni takimet dhe përpiquni të zvogëloni stresin.
2. Dieta dhe stërvitja: Ritmi infradian gjithashtu ndikon te metabolizmi. A jeni ndjerë ndonjëherë i fryrë dhe të rëndë para menstruacioneve? Kushtojini vëmendje niveleve të oreksit dhe synoni të merrni më shumë kalori gjatë fazës luteale. Dëgjoni trupin.
3. Gjumi dhe pushimi: Shumë njerëz raportojnë cilësi më të dobët të gjumit gjatë fazës luteale dhe gjatë menstruacioneve. Bëni dush para gjumit. Qëndroni larg ekranit të telefonit. Ose nëse gjumi nuk përmirësohet, bisedoni me një profesionist.
Planifikimi i ritmit tuaj
Mesatarja e ciklit menstrual mujor mund të shkojë nga 21 në 35 ditë, kështu që ka një gamë të gjerë të asaj që është [e shëndetshme]. Shënoni periodat për t’u siguruar për datat. Mund të përdorni teste për të të kuptuar ovulimin.
Për shembull, mund të keni një fazë të menstruacioneve që zgjat 4 ditë, një fazë folikulare që zgjat 10 ditë, një fazë të ovulacionit që zgjat 3 ditë dhe një fazë luteale që zgjat 13 ditë. Pra, një cikël 30-ditor.
Teksa njihni ciklin tuaj, mund të filloni të krijoni një plan për dietën, stërvitjen, gjumin dhe jetën shoqërore bazuar plotësisht në ritmet personale.
Burimet: Healthline, Science Direct, Better Health