Një moment specifik kur bini në dashuri, nisur nga shenja e horoskopit!
Shumë njerëz mund ta kenë përjetuar: Është ai momenti epik, kur ju kuptoni se dashamirësia apo pëlqimi është kthyer në dashuri. Kjo fillon me gjërat e vogla, si kur ai kujtohet të të sjellë kafen gjatë pushimit të punës ose kur ajo të dërgon meme-t perfekte.
Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë, por nëse ka një moment specifik kur shenjat e horoskopit kuptojnë se janë kokë e këmbë të dashuruar, gjasat janë që ato momente të jenë këto (ose të ngjashme):
Dashi: Ai/ajo anulon planet për të qenë me ty.
Demi: Zgjoheni bashkë dhe kupton se ke marrë erën e saj/tij.
Binjakët: Kupton se ju mund të komunikoni vetëm me sy.
Gaforrja: Kur ai/ajo kërcen me ty ngadalë, në kuzhinë.
Luani: Bëni foto dhe kupton sa shumë shkoni bashkë.
Virgjëresha: Ai/ajo mban mend edhe detajet më të vogla.
Peshorja: Flet me “ne”, në vend të “unë”.
Akrepi: Kur personi që kanë përballë zhvishet nga çdo lloj kompleksi dhe jep gjithë veten e tij/saj të vërtetë në lidhje.
Shigjetari: Kupton se ndjen një lloj adrenaline në trup, sa herë që ai/ajo afrohet.
Bricjapi: Kur ai/ajo flet për planet e përbashkëta të së ardhmes.
Ujori: Përfshiet në hobitë e tua më të çuditshme.
Peshqit: I bën ëndrrat e tua realitet.
Burimi: Cosmopolitan