Bekë Berisha viziton klubin e Istogut, identifikon problemet dhe jep premtimin e bujshëm

Bekë Berisha viziton klubin e Istogut, identifikon problemet dhe jep premtimin e bujshëm

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë të Kosovës, Bekë Berisha ka vizituar sot klubin e futbollit të Istogut, ku është njoftuar me problemet dhe sfidat me të cilat përballet kjo skuadër.

Berisha është takuar me drejtorin e klubit, Fazli Bytyçi dhe menaxherin, Abdyl Çetaj, të cilët e kanë njoftuar atë me problemet, kryesisht infrastrukturore, me të cilat përballet klubi, shkruan Periskopi.

Duke nënvizuar dështimin e Komunës për të gjetur hapësirën e nevojshme për ndërtimin e stadiumit – edhe pse pronarët kanë siguruar mjetet e nevojshme nga fondi evropian – Berisha premtoi se vendi dhe hapësira e nevojshme do të gjendet brenda një-vjeçarit të parë të mandatit të tij si kryetar.

Më poshtë, postimi i tij i plotë në Facebook. 

Vizitë Klubit të Futbollit Istogu, që vepron si shoqëri aksionare, së bashku me kandidatin për Asamble Komunale, Dritan Bajramaj, ku biseduam me drejtorin e klubit, Fazli Bytyçi dhe menaxherin, Abdyl Çetaj.
Problemet me të cilat ballafaqohet ky klub janë kryesisht infrastrukturore. Konkretisht sigurimi i një hapësire të mjaftueshme për ndërtimin e një stadiumi të ri, me fusha përcjellëse.
Pronarët kanë siguruar mjetet e mjaftueshme nga fondi evropian, por, komuna nuk ka mundur të sigurojë një hapësirë të nevojshme për ndërtimin e stadiumit.
Premtoj, që vendi dhe hapësira e nevojshme do të përfundohet gjatë një vjeçarit të parë të mandatit tim si kryetar.
Zotohem për mbështetje të vazhdueshme klubeve dhe sportistëve, me të gjitha mjetet e duhura për arritjen e sukseseve si brenda dhe jashtë vendit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: