Arsenali planifikon ta përdorë Xhakën për t’i shkatërruar planet e Tottenhamit në transferime

Arsenali planifikon ta përdorë Xhakën për t’i shkatërruar planet e Tottenhamit në transferime

Arsenali raportohet se po planifikon ta rrëmbejë Weston McKennien i cili po kërkohet nga Tottenhamin, duke i ofruar Juventusit mesfushorin Granit Xhaka në këmbim të yllit të ‘Zonjës së Vjetër’.

‘Topçinjtë’ janë në dijeni se Juve po interesohet për Xhakën, derisa po mundohet ta përforcojë mesfushën pas startit të dobët në Serie A, transmeton Periskopi.

Dhe në vend të parave, klubi nga veriu i Londrës është i hapur ta marrë McKennien me një marrëveshje të këmbimit direkt pa para, raporton ‘Express’.

Një marrëveshje e tillë do t’u përshtatej të dy klubeve, derisa Xhaka dhe McKennie nuk po favorizohen te klubet respektive.

‘Express’ potencon se Allegri nuk e vlerëson kontributin e amerikanit në skuadrën e Juves. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: