Zyrtare: Barcelona transferon turkun, të cilin e vlerëson 400 milionë euro
Barcelona ka transferuar futbollistin turk, nga i cili pritet shumë në të ardhmen, Emre Demir.
Barça ka konfirmuar ardhjen e re, pasi arriti marrëveshje me Kayserisporin për të.
Kostoja totale e lëvizjes besohet të jetë dy milionë euro, plus bonuset, transmeton Periskopi.
Demir nënshkroi kontratë 6-vjeçare me katalunasit, teksa i kanë klauzolë liruese atij prej 400 milionë eurove.
Mesfushori do të qëndrojë për një vit si i huazuar në Turqi, ndërsa në verën e vitit 2022 do t’i bashkohet ekipit të Barcelonës B.
Demir është vetëm 17-vjeçar dhe luan si mesfushor sulmues, edicionin e kaluar zhvilloi 16 ndeshje në Turqi duke realizuar dy gola e një asistim. /Periskopi.com/
Official. Barcelona and Kayserispor have reached an agreement for the transfer of Emre Demir, contract until June 2027. ??? #FCB #Barça pic.twitter.com/nOhssLo1pr
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 23, 2021